TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe kreu i Policisë Tiranë Elton Alushi kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit, aty ku një ditë më parë u vra brenda sallës së gjyqit Astrit Kalaja.
Burimet saktësojnë se pritet te zhvillohet një mbledhje për kushtet e sigurisë.
Vrasja ka tronditur opinionin publik. Mbetet shqetësuese sesi arriti të futej brenda në sallë autori i armatosur, kur në këtë institucion, si në çdo institucion tjetër, kalohet nëpër disa kontrolle fizike dhe me detektor metalik.