AKTUALITET, 17 Shtator 2024, 14:18

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, GJKKO pranohet gjykimi i shkurtuar për Ramazan Rrajën, ja sa vite burg kërkon

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, GJKKO pranohet gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Sipas prokurorisë, ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojës dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen. Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eliminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

Në të njëjtën seancë SPAK paraqiti konkluzionet përfundimtare:

Ramazan Rraja: U kërkua dënimi me 11 vite burg / 7 vite e 4 muaj burg

Genti Ndërjaku: U kërkua dënimi me 9 vite burg / 6 vite burg

Bashkim Haxhia: U kërkua dënimi me 8 vite burg / 5 vite e 4 muaj burg

Julian Pjetri: U kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg / 5 vite burg

Endrit Sinani: U kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg / 5 vite burg