TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 71-vjeçar nga Prishtina, ka tentuar t’i japë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që i kishte shkaktuar një lidhje jashtëmartesore me një grua shumë më të re në moshë.
I moshuari kishte një raport intim me një 41-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte nisur t’i bënte shantazh për marrje të pasurisë. Gruaja e kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime me të dhe në këmbim ka përfituar shuma të konsiderueshme parash.
“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar shtetasja 41-vjeçare, e cila dyshohet se ka shantazhuar një shtetas se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mediat në Kosovë shkruajnë se policia ka arrestuar 41-vjeçaren Leonora Gashi.
Dyshohet se shuma e parave që shtetasja në fjalë i kishte marë të moshuarit nën kërcënim se fotot intime do t’ua dërgonte familjarëve, shkojnë deri në 50 mijë euro.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë detaje në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.