TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-reperi i njohur ditën e djeshme ka dalë në një deklaratë ku ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të që i janë bërë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një nga televizionet e Kosovës, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar pasi enti social pa i dhënë ndonjë detaj i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, - tha Fero.
Më pas ai ka reaguar dhe në rrjetet sociale ku kërkon ndihmë nga autoritetet pasi nuk i lejohet të shoh dhe të takojë vajzën e tij Nina të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli.
Sipas ish-reperit, vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen e tij.
“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, - tha Fero.
Në një tjetër reagim Fero i drejtohet Prokurorisë së Gjilanit, duke i thënë se ndodhet në një gjendje të rëndë.
“Çfarë ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?” shton ish-reperi. “Jam i thyer emocionalisht dhe në depresion të rëndë.”