TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e vrasjes së Preng Palucës disa ditë më parë në Kamëz.
Së fundmi policia njofton se ka mundur të gjejë dhe kontrollojë banesën e njërit prej personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin me armë ku mbeti i plagosur Paluca.
Kontrollet janë zhvilluar në banesën në përdorim nga Edmir Vlashi, ku janë gjetur një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.
Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, Edmir Vlashi dhe M.N. Vlen të përmendet që në vazhdën e këtij operacioni janë vënë më herët në pranga Nikoll e Marie Marku dhe Mark Lamkja.
Si ndodhi ngjarja?
Çiftit i bashkëshortëve Preng dhe Antoneta Paluca, u zunë në pritë në afërsi të banesës së tyre në Kamëz.
Abc News raporton se përgjatë rrugicës që të çon për në shtëpinë e tyre, ndodheshin vetëm katër kamera sigurie të vendosura në biznese. Pas këqyrjes, ka rezultuar se asnjëra prej tyre nuk ka pasur fushëpamje të qartë e të fiksonte targën e mjetit të autorëve, ç’ka ndihmoi hetuesit për të rënë në gjurmët e tyre.
Nga hetimet ka rezultuar se në mjetin e autorëve ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar me pistoletë.
Por, për të zbardhur dinamikën e plotë, policisë i është dashur të marrë dëshminë e 50 vjeçarit Preng Paluca dhe gruas së tij. Ai ka treguar se sapo ka hapur derën e makinës për të shkuar në banesë, autori i është afruar duke i vendosur dorën në xham dhe e ka qëlluar. Në atë moment, ka shpjeguar Paluca, ka tentuar t’i heqë armën, por duke u hasur në rezistencën e tij, autori është larguar.
50 vjeçari mori vetëm një plumb. Ai e preku fillimisht në dorë, ndërsa predha i përshkroi në brinjë. E njëjta predhë kapi në këmbë edhe bashkëshorten e tij, Antoneta Palucën, 41 vjeçe.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë – Vijon operacioni “Mataro”.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një apartament në përdorim nga shtetasi E. V.
Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.
Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mataro”.
Si rezultat I veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.
Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.