TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes online të Këshillit Kombëtar, tha se është marrë vendimi për rrëzimin e të gjitha vendimeve që janë marrë në 23 qershor të këtij viti. Po ashtu ai ka renditur të gjitha vendime te marra sot.
“Këshilli si organi drejtues më i lartë i PD konstatoi se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor”, tha ai.