TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka bërë një pasqyrim të punës së këtij institucioni përgjatë vitit 2021.
Në një konferencë për mediat, ai shprehet se Gjykata e Lartë, pavarësisht mungesave të gjyqtarëve, ka shqyrtuar një numër të lartë çështjesh përgjatë këtij viti.
I pyetur mbi numrin e çështjeve të ndara sipas 3 kolegjeve të këtij institucioni, Sadushi shprehet:
“Ne jemi në çështjet e vitit 2015 në kolegjin administrativ. Në kolegjin civil është shumë i lartë, rreth 18 mijë çështje. Ndodhet në çështjet e vitit 2013. Përsa i përket çështjeve që kolegji i ka kaluar në seancë gjyqësore. Kolegji penal, ndodhedt në vitin 2016 dhe 2017”
Më tej, zv.kryetari i Gjykatës së Lartë thekson se përgjatë këtij viti, janë trajtuar rreth 500 çështje për çdo gjyqtar.
“Shifrat janë tashmë të publikuara. Po ripërsëris që për vitin 2021, numri i vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë është 3609 çështjesh, të ndara sipas kolegjeve përkatëse. Unë e thashë, evadimi i çështjeve dhe dhënia e vendimeve në kohë, është përgjegjësia jonë. Kjo gjykatë nuk është në kapacitetin e saj maksimal. Kemi qenë 3 gjyqtar. Me ardhjen e gjyqtarëve të rinj, ka një procedurë që duhet 30 ditë për të publikuar çështjet. Numri i këtyre çështjeve nuk mund të evadohet shpejt. Nëse nuk rritet numri i këshilltarëve ligjorë, nuk plotësohet me 9 gjyqtarë, ne nuk mund të bëjmë të pamundurën. Po bëjmnë të pamundurën për çështjet që kemi. 500 çështje për gjyqtrarë është shumë e madhe. Dosja duhet të studiohet dhe analizohet. GJL ka përgatitur një strategji të lartë. Hapat duken pozitivë. Jua thashë dhe në deklaratë, nuk është vetëm detyra jonë, duhet të mendojmë për këtë numër të madh çështjesh. Ne duhet të japim drejtësi dhe të ulim numrin e çështjeve. Nuk duhet të pranojmë rekurset që janë që në dukje të papranueshme. Numri i çështjeve po fillon të ulet.
Korniza administrative e GJL, ka përfunduar, pothuajse ka ngelur shumë pak i çështjeve të vitit 2014. Ne jemi në çështjet e vitit 2015 në kolegjin administrativ. Në kolegjin civil është shumë i lartë, rreth 18 mijë çështje. Ndodhet në çështjet e vitit 2013. Përsa i përket çështjeve që kolegji i ka kaluar në seancë gjyqësore. Kolegji penal, ndodhet në vitin 2016 dhe 2017. Ndërkohë duhet të dini që në këtë gjykatë kemi gjetur çështje të vitit 2010. Gjykata e lartë ka 3 kolegje. Çështjet që i kemi vlerësuar me një impakt të rëndësishëm publik, ne i kemi kushtuar vëmendje dhe kemi ecur me emergjencën dhe impaktin pubolik. Po të shihni që ka çështje që për shkak të interesit publik, janë trajtuar me vëmendje. Ne shqyrtuam çështjen për kandidaturave për Gjykatën e Lartë” – tha Sadushi.