TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpresa Cani, 48-vjeçe ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.
Mësohet se ajo kishte shkuar për të pyetur pse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit ata e kanë drejtuar në Drejtorinë e Ndihmës Sociale.
48-vjeçarja ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre në lidhje me heqjen e emrit nga lista e përkrahjes sociale. Ajo ka pasur një takim edhe me kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa në katin e dytë të godinës.
Më pas ajo është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.