TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina. Ky i fundit ishte nën hetim në gjendje të lirë, por u arrestuar për llogari të drejtësisë në Durrës.
Morina u kap nga policia e Kukësit, pasi rezultonte se nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëmbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015.