AKTUALITET, 5 Mars 2023, 09:26

Ulen ndjeshëm temperaturat, Korça zbardhet nga reshjet e dëborës. Ja si paraqitet situata në akset nacionale në juglindje të vendit

Ulen ndjeshëm temperaturat, Korça zbardhet nga reshjet e

Temperaturat kanë pësuar një zbritje ditën e sotme në disa zona të ndryshme të vendit.

Në qarkun e Korçës, vlerat minimale të temperaturave kanë zbritur në vlerat 1 gradë deri +1 gradë.

Sipas BW, për pasojë qyteti është zbardhur nga dëbora, ndërkohë që në Dardhë trashësia e saj ka shkuar deri në 5 cm.

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.