AKTUALITET, 20 Maj 2025, 16:34

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim droge, kapet shqiptari në Bolzano

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim droge, kapet shqiptari

Një 37-vjeçar shqiptar, i dënuar me mbi 7 vite burg, është arrestuar nga policia italiane në Bolzano.

Arrestimi erdhi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Milanos, ndërsa është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për krime që lidhen me trafikimin e drogës dhe përndjekjen.

Shqiptari kishte qenë një nga të kërkuarit e “Operacionit BESA”, të kryer në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos, pas të cilit, në vitin 2022, ai ishte dënuar për organizatë kriminale që synonte trafikimin e narkotikëve në Bolzano dhe Merano.