AKTUALITET, 20 Maj 2025, 14:33

Akuzohet se porositi vrasjen e Artan Çukut/ Nis në Gjykatën e Tiranës gjykimi në mungesë për Bledar Jambellin

Akuzohet se porositi vrasjen e Artan Çukut/ Nis në Gjykatën e

Në Gjykatën e Tiranë ka nisur gjykimi në mungesë për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Çuku. Këtë të martë u zhvillua seanca ku Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj lidhur me akuzën ndaj tij.

Ndërsa më 3 qershor u caktua data për të lexuar pretencën prokuroria. Jambelli u arrestua para disa vitesh në Greqi, por drejtësia helene refuzoi ekstradimin dhe vendosi ta lirojë nga qelia për ta arrestuar sërish në vitin 2022 për një ngjarje të rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave.

Vrasja e Artan Çuku ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.