TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Persona të panjohur kanë thyer xhamin e pasëm dhe kanë çarë gomat e makinës të ish-drejtorit të Kadastrës të Sarandës, Laert Pasha.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 ku ndodhej i parkuar mjeti. Pasha, i cili mbante detyrën e specialistit të sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, është i arrestuar që prej 10 majit pasi akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky është rasti i dytë kur persona që ndodhen në burg u sulmohen pronat.
Në 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg i akuzuar për “shpërdorim detyre” së bashku me ish-funksionarë të ASHK dhe bashkisë.