TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Edi Paloka ka folur në përfundim të protestës së opozitës, e cila me anë të përkrahësve të saj, bllokuan mbikalimin e Shkozetit në Durrës për tri orë.
Paloka tha se protesta ia arriti qëllimit, ndërkohë që tha se do të shihen në aksionet e ardhshme të opozitës.
Paloka: Do doja të falënderoja në radhë të parë të gjithë qytetarët që i’u bashkuan protestës. Kam e një falënderim dhe për ju, gjithë gazetarët që ishit këtu me mediat, qëndruat me ne, raportuat për mediat tuaja.
Nëse keni një pyetje të fundit unë iu përgjigjem, mirë u pafshim në aksionin e radhës.
Pyetje: A i arriti protesta e sotme pritshmëritë tuaja?
Paloka: Po, atë që ju thash që në fillim. Qëllimi që kishim ishte pikërisht ai. Rruga u bllokua, siç e patë e ju, ky ishte qëllimi sot.