TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë në vëmendje sërish shqetësimin e tij për huamarrjen e re të qeverisë me vlerë 500 milionë euro.
Përmes një mesazhi në “Facebook” Meta thekson se kjo është një tjetër tronditje për borxhin publik.
Mesazhi i Metës
Edhe pse, si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD në vitin 2022, është tepër e dyshimtë humarrja e re prej 500 milionë eurosh, që qeveria ka planifikuar. Kjo huamarrje do të jetë një tjetër tronditje për borxhin publik, i cili aktualisht është 107% dhe pritet të rritet akoma dhe më shumë.