TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot konferencën e përjavshme me gazetarët. Ai foli për supergrabitjen nga Rozeta Dobi në banesën e Alda Klosit, ndërsa tha se Arben Ahmetaj “është për në kokërr të burgut”.
Ai tha se nëse do të mbetemi në variantin e grabitjes së kasafortës, atëherë Dobit i është thënë kodi pasi ajo vetë nuk kishte si ta gjente, duke shtuar se paratë i janë dhënë asaj për t’i ruajtur.
“Nuk ndodh se kjo e lemerit Ramën dhe Ahmetajn. Ata që do shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, por gjetën artistët, do të marrin një çmim ndërkombëtar. Rozeta, hajdute apo thjeshtë ju dhanë ato para për t’i mbajtur në mirëbesim. Po të marrim variantin e kasafortës, ju garantoj se kodin asaj ia ka dhënë Alda Klosi. Pse magjistare ishte ajo të zbërthente kasafortën? Nëse është histori eurosh ne dyshek, atëherë përsëri është një bashkëpunim midis Aldës dhe Rozetës.
Pse e tek do thoni ju ndodhi ky bashkëpunim? Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut, shumë e thjeshtë. Pas Ramës dhe Agaçit, Ahmetaj është kandidati më i plotë për burg.
Qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim. Shifra 120 mijë u caktua nga qeveria për t’u thënë nga Alda, ndërsa rastësisht u zbulua shuma e madhe në aspirator, ato të gjitha janë para të Aldës, Ramës dhe Ahmetajt.
Rama e ka shkarkuar. Vetëm 5 ditë, në datë 20, në mënyrë që ajo mos të largohej nga detyra si zyrtare e lartë, por Rozeta ose duhet mbrojtur, ose duhet lënë e lirë. Ajo paratë i ka marrë në mirëbesim. Cili është ai që do të thotë se; Rozeta gjeti kodin?! S’ka njeri që e beson këtë. Aq më tepër kur nëse ajo do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do ishin aty. Kamerat do tregonin gjithçka. A ka një gjë të tillë? Jo s’ka. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e zyrtares.
Qofshin ato në kasafortë, apo në dyshek. Nuk e di. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda. E cila vjen në Tiranë me apartament 40 metër katror, e përfundon me 7 apartamente, troje e leje ndërtimi. Kushedi sa para ka ajo në Dubai në kontot e Arben Ahmetajt. Nuk ndodh ndonjëherë. Skandale të tilla të paimagjinueshme. Ka shpërthyer, thotë populli, vjedhja për fushë. Po të themi që iu hoq kapaku pusetës së llumit të kësaj qeverie, Euro, Euro kudo”, u shpreh Berisha.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje që pastruesja Rozeta Dobi të shpallet e penduar e drejtësisë. Sipas tij Dobi është kërcënuar.
“Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta. Alda Klosi, ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se nuk e dini ju. Maniakët e parave ndihen konfort kur flenë në dyshek të mbushur me para.
Ose ajo i dha kodin e kasafortës ia dha në roje, në mirëbesim. Pra, këtu qëndron dhe rebusi ndërkohë Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo është realisht e kërcënuar shumë. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë.”, tha ai.