TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur sot fushatën për këshilltarë bashkiakë, ku fton qytetarët që të marrin pjesë dhe të shprehin interesin. Ai thekoi se konstantja e PD-së është hapja e partisë.
“Opozita shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hyjmë në fazën e përzgjedhjes të këshilltarëve. Do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja është konstantja e PD. Ndaj edhe këshilltarë, parlamentarë të qytetarëve s’do jenë vetëm partiakët, anëtarë të PD, por do jenë dhe simpatizantët, shoqëria civile, njerëz që kanë mbrojtur kauza të drejta qytetare. I inkurajoj ata që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore lokale. Ju bëj thirrje strukturave të PD në propozim të statutit, që të përfshijnë personalitete të shquara nga shoqëria civile.”, tha Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët.