TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një e moshuar shqiptare është gjetur e vdekur në bregdetin e Barit, në Itali. Trupi i Rukije Qela, 76 vjeçe u pa nga kalimtarët duke qëndruar mbi ujë dhe menjëherë u njoftuan autoritetet.
Trupi i gruas u nxor nga uji dhe menjëherë nisi puna për identifikimin. Sipas mediave në vendin fqinj, viktima është shtetësja shqiptare e Rukije Qela, e lindur në vitin 1946 në Shqipëri dhe banuese në Cassano delle Murge.
Mëngjesin e 12 janarit një nga mbesat e gruas kishte bërë denoncim në polici për zhdukje, e disa orë më vonë karabinierët bënë të mundur gjetjen e Rukije Qelës.
Vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë, por shkaqet që e kanë çuar gruan shqiptare drejt vetëflijimit nuk dihen ende. Një ndër pistat kryesore ku është fokusuar puna e hetuesve, është pikërisht ajo e vetëvrasjes.