TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në orën 15:00 Sekretariati e Etikës do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e PS-së për përjashtimin nga parlamenti të 24 deputetëve të PD-së.
PD duket se nuk do të heqë dorë nga aksioni I saj I mosbindjes civile.
“Të përjashtosh opozitën nga kuvndi të burgosësh dhe të tentosh të asgjësosh opozitën është shpallje lufte ndaj PD-së e pozitës në tërësi. Seancën e nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme.
Bardhi e quajti spontane reagimin e djegies së karrigeve dhe hedhjes së sendeve të forta drejt kryetarit të kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë. Dhe reagoi ndaj kallëzimit që Policia ka bërë në SPAK ndaj 23 deputetëve të opozitës.
“Reagimet tona janë spontane dhe të castit të diktuara nga sjellet e maxhorancës. Të akuzosh deputetët e opozitës se kanë kryer krime ndërkohë që ne akuzohemi se kemi djegtur karrigen. Karrigia është mjeti jonë i punës e shumta është dëmshpërblimi nga paga e tyre. Cfarë bëjnë deputetët me mjetet e tyre të punës është përgjegjësi e tyre”
Deklarata u bw sot pas mbledhjes sw grupit parlamentar te PD-së.