TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Halit Valteri tha se ka depozituar në SPAK prova të reja në lidhje me kallëzimet e bëra prej tij ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Valteri tha se kishte paraqitur prova për disa kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me një kompani lobuese në SHBA. Sipas tij, në kontratë janë paguar 1,2 milionë dollarë nga taksat e shiqptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA. Kandidati i PS-së zgjedhjet e 2021-shit tha se shqiptarët do të shohin shumë shpejt një ish-president dhe një ish-kryeministër të arrestuar.
Në qershor, Valteri dorëzoi dosjen e parë për lobimin 700 mijë dollarë të LSI në SHBA dhe tha se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim duke kërkuar informacion në Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për provat lidhen me kompaninë Dorelita Limited, në Qipro, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis. Ky i fundit, sipas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valter është lidhja e Vangjel Tavos.
Deklarata e Valterit
Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës “Lëvizja Socialiste për Integrim”, ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja. Ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”. Totali i të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve.
Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë. Kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra. SPAK nuk ka cfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Nuk jam i autorizuar të them se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim. Së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar.
Sa herë ka diçka kundër familjes Kryemadhi, është gjithmonë dkush që është kundërshtar i tyre. Lufta me inceneratorët vijon. Shpresoj që SPAK të vijojë të hapë petët e byrekut. Nuk dua t’i futem punës së si anatemohem. Kushdo që ka kurajon të denoncojë familjen më të korruptuar në Shqipëri që ka zhvatur për të jetuar në luks.