AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 20:28

Gripi “i pandalshëm” në vendin tonë, mbi 17 mijë raste të infektuara në një javë

Gripi “i pandalshëm” në vendin tonë, mbi 17 mijë

Shqipëria është në epidemi gripi. Ka pësuar një kthesë kurba e infeksione respiratorë në vendin tonë, çka tregon shtim të rasteve dhe përhapje më të gjerë pothuajse në të gjitha qytete e vendit.

Aktualisht raportohen 17 738 raste të infektuara në javë, në Institutin e Shëndetin Publik.

Sikundër vihet re në grafi me ngjyrë të kuqe tregohet ngjitja e kurbës dhe rritja e rasteve.

Nga 16 mijë e 130 raste që u raportuan javën paraardhëse janë shënuar 1608 raste më shumë javën e kaluar, por kjo shifër është edhe më ë lartë  pasi shumë qytetarë as nuk shkojnë tek mjeku dhe as nuk përfshihen në shifrat e raportuara.

Dhe nëse do të krahasohej edhe më një vit më parë duket se virusi i gripit Ah1 N1, Ah2N3, Fruthi, virusi gojë këmbë, ai respirator sinsicial e shumë viroza të tjera, e kanë rënduar situatën pothuajse për të gjitha grup moshat.

Në këtë grafik kurba në të kuqe tregon situatën aktule, ndërsa kurba në ngjyrë blu i përket vitit të kaluar, por në të njëjtën periudhë. Nga Institutit i Shëndetit Publik raportohet se kemi shtim edhe të rasteve të fëmijëve të infektuar me fruth. Aktualisht janë 22 fëmijë nga 18 që ishin dhe gjysma e tyre janë në Tiranë.