TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duhet të ishte sezoni i alergjive, por vijon të jetë i gripit. Megjithëse java e parë e pranverës uli infektimet me AH1 N1 dhe viroza të tjera krahasuar me një javë më parë sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 15 mijë persona rezultojnë të prekur ndonëse shifrat janë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.
Ndryshe nga tre vitet e fundit këtë vit sipas mjekëve pediatër u vu re jo vetëm agresiviteti i lartë i gripit, por zgjatje në kohë e tij, ndërlikime në rrugët e frymëmarrjes dhe kthimi i sëmundjes brenda pak javësh. Fëmijët vijojnë të jenë më të prekurit.
Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Kruja, Peqini, Kukësi e Mirdita sipas Institutit të Shëndetit Publik kanë raportuar rritje të rasteve me infeksione në rrugët e frymëmarrjes ndërsa Tirana, Vlora, Shkodra rënie të tyre.
Këtë sezon kurba e infektimeve sipas epidemiologëve u karakterizua nga luhatjet për shkak të qarkullimit të disa viruseve në të njëjtën kohë.