AKTUALITET, 7 Mars 2024, 15:21

Pr.ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD letër Nikollës: Votimi i pavlefshëm, pa kuorum

Pr.ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD letër Nikollës:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është  dërguar për dijeni  edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës, pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, me 68 vota pro kaluan projektligji për burimet ujore, projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 93/2015 “për turizmin” të ndryshuar, projektligji për investimet strategjike dhe projektligji për një ndryshim në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës të ndryshuar.