TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar ligjin për investimet strategjike. Tabaku deklaroi se të shkatërrosh natyrën, tregun dhe ekonominë vetëm për t’i bërë qokën të dyshuarve të përhershëm është strategjia e një qeverie të korruptuar.
Postimi i deputetes Jorida Tabaku:
Për herë të pestë parlamenti i Shqipërisë shtyu për herë të pestë Ligjin e Investimeve Strategjike, që të gjithë e njohin, e kanë pranuar që është ligji më korruptiv i 30 viteve të fundit. Ligji nga 9 vite do të zbatohet për 10 vite. Kush janë rezultatet e këtij ligji? Në 44 vendime të KIS 75% e tyre janë në fushën e turizmit. Kur pyeta pak ditë më parë se çfarë ka mbetur pa u dhënë në investimet strategjike, sigurisht që përgjigja ishte e qartë; kanë mbetur pa u zaptuar Zonat e Mbrojtura. Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike?
Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik. Por a është e ardhmja që duam të ndërtojmë ne për Shqipërinë? A është ligji sistemi i modelit ekonomik që duam të ndërtojmë? A është ky ligj reflektim i garës dhe meritokracisë në ekonomi? Një përgjigje që dihet që është jo!