AKTUALITET, 15 Maj 2025, 15:42

Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici autori i përplasjes (EMRI)

Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet

Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti.

Në pranga ka rënë vëzhguesi, Rei Nozlli, 26-vjeç. Sipas burimeve, Nozlli goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët se vëzhguesit e Ornaldo Rakipit qëlluan me grushte sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.