AKTUALITET, 5 Nëntor 2023, 17:17

Opozita paralajmëroi kaos në Kuvend, nesër mbledhja e Komisionit të Ekonomisë do të zhvillohet online

Opozita paralajmëroi kaos në Kuvend, nesër mbledhja e Komisionit

Nesër në orën 09:30 do të zhvillohet online mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Kjo masë do të merret pasi opozita ka paralajmëruar se do të krijojë kaos, e se nuk do të lejojë që të zhvillohen në mënyrë normale derisa të plotësohen tre kërkesat e tyre. Ende nuk dihet si do zhvillohen katër komisionet e tjera. 

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.’- njofton komisioni i ekonomisë.