AKTUALITET, 21 Shkurt 2026, 19:47

Goditet grupi i trafikut të kokainës dhe hashashit / 4 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar, qentë antidrogë zbulojnë drogën

Goditet grupi i trafikut të kokainës dhe hashashit / 4 të

Karabinierët italianë kanë çmontuar një grup të shpërndarjes së drogës në rajonin e Viterbos.

Aksioni është kryer në zonat e Tuscia, Canino dhe Nepi, (Bari) në faza të ndryshme, teksa u përfshin në kontrolle edhe qentë antidrogë.

U bënë katër arrestime, përfshirë një shqiptar me leje qëndrimi të paligjshme dhe një grua që u përpoq ta fshihte drogën në rrobat e saj. Në total, u sekuestruan gati 1 kg kokainë dhe hashash, së bashku me mbi 2,000 euro në para të gatshme.

Mes të ndaluarve është edhe një 34-vjeçar shqiptar, i pastrehë dhe me banim të paligjshëm në Itali. Sjellja dukshëm e dyshimtë e burrit i shtyu oficerët të hetonin më tej dhe të kryenin një kontroll të plotë të makinës. Ata gjetën 25 doza kokaine të paketuara paraprakisht për shitje, me një total prej afërsisht 25 gramë.

34-vjeçari u arrestua dhe, në bashkëpunim me policinë, u përcaktua se ai kishte banim të paligjshëm. U lëshua një urdhër dëbimi, me të cilin ai u dërgua menjëherë në qendrën e riatdhesimit në Bari.

Më tej u arrestuan edhe tre të tjerë në Nepi, mes të cilëve një çift. Fal qenve antidrogë u zbuluan 150 gramë hashash të fshehur në kuzhinë dhe 17 gramë kokainë që gruaja ishte përpjekur ta fshihte në rrobat e saj. Të gjitha materialet e nevojshme të paketimit, përzierës dhe mjete të tjera të përdorura si agjent prerës, u gjetën në shtëpi, si dhe 2,150 euro në para të gatshme që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

Çifti u vu në arrest shtëpiak, ndërsa të gjitha materialet e gjetura u sekuestruan.

Më herët ishte kapur një i katërt, me 61 dozave kokainë, me një total prej afërsisht 55 gramë, 10 dozave hashash, me një total prej 20 gramë, dhe një blloku shtesë hashashi që peshonte afërsisht 77 gramë.

Përveç drogës, u gjetën dhe u sekuestruan një peshore precize dhe materiale të ndryshme të përdorura për prerjen dhe paketimin e dozave. Burri u arrestua në flagrancë dhe, pasi kreu formalitetet e nevojshme, u vu në arrest shtëpiak me urdhër të autoriteteve gjyqësore.