AKTUALITET, 11 Mars 2026, 14:31

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për mbylljen e TikTok: Cënoi lirinë e fjalës!

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për mbylljen e TikTok: Cënoi

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.

Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.