TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve mes forcave detare të vendeve aleate, në Portin e Durrësit ka mbërritur për një vizitë treditore nëndetësja turke ‘TCG İNÖNÜ’.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë qëndrimit të saj në port, strukturat përkatëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme organizative për të garantuar zhvillimin normal të vizitës.
Në koordinim me Forca Detare dhe Policinë Ushtarake, është siguruar akomodimi i ekuipazhit, si dhe janë marrë masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.
Autoritetet theksojnë se vizita e nëndetëses turke përbën një moment bashkëpunimi mes dy vendeve dhe reflekton marrëdhëniet e konsoliduara në fushën detare dhe të sigurisë.
Këto vizita konsiderohen pjesë e bashkëpunimit të rregullt ndërmjet forcave detare të vendeve aleate, duke synuar shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon.
“Vizita e nëndetëses turke përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, duke reflektuar mundësitë për partneritet të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon”, lexohet në njoftimin e Portit të Durrësit.


