AKTUALITET, 4 Shkurt 2024, 17:59

Aksident i rëndë në Korçë, 1 i vdekur dhe pesë të plagosur

Aksident i rëndë në Korçë, 1 i vdekur dhe pesë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.

Sipas informacioneve të para, 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një person humbi jetën dhe pesë tjerë mbetën të plagosur. Viktima u identifikua si Elvis Mizaku nga fshati Tërovë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.

"Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari  Elvis Mizaku, dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit"-njoftoi policia.