AKTUALITET, 9 Mars 2024, 17:24

Aksident në Tepelenë, 41-vjeçari humb kontrollin e mjetit, dy të plagosur

Aksident në Tepelenë, 41-vjeçari humb kontrollin e mjetit, dy

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Krahës-Malas” në Tepelenë. Sipas policisë 41-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë shoferi ka mbetur i lënduar po ashtu edhe dy pasagjerë.

Tre të lënduarit janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.