TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali në zonën e parkut të Korçës, ku mbrëmjen e 31 gushtit ndodhi një sherr masiv mes 2 grupeve që përfundoi në plagosjen me thikë të 3 personave.
Sherri masiv, mes 2 grupeve shoqërore në lokal, nisi fillimisht me përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.
Ilir Shuku, Dritan Pine, dhe Gersi Dervishi, dyshohet se kanë përdorur thika gjatë përleshjes, duke plagosur 3 persona.
Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ky sherr masiv. Në mesin e të arrestuarve janë edhe vëtë të plagosurit, të cilët dje u raportuan jashët rrezikut për jetën nga policia.
Numri i personave që ishin të përfshirë në sherr dhe janë arrestuar ka shkuar në 10 dhe ata janë Dritan Pino, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.
Dritan Pino akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", ndërsa 9 të tjerët për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Gjithashtu blutë kanë shpallur në kërkim një 38-vjeçar, të identifikuar me inicialet E.K., i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Pa gjë nuk ka shpëtuar as pronari i lokalit ku ndodhi sherri, i cili është vënë nën hetim për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar.
“Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente”,- njofton policia.