AKTUALITET, 8 Nëntor 2024, 21:22

Gjirokastër/ Sherr mes dy të rinjve, dëmtohet rëndë me thikë 21-vjeçari! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Gjirokastër/ Sherr mes dy të rinjve, dëmtohet rëndë me

Një sherr mes dy të rinjve për motive të dobëta në Gjirokastër, ka përfunduar me dëmtimin e njërit prej tyre me thikë.

21-vjeçari i dëmtuar është dërguar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës, më pas është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.