TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gripi këtë vit ka ardhur më herët. Tek fëmijët sipas mjekëve pediatër po shfaqet më rëndë se tek të rriturit. Temperatura e lartë është ajo që e karakterizon.
Ashtu si në vendet fqinje dhe në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik po qarkullon gripi i tipit A me nëntipet AH1N1 dhe AH3N2. Ndërkohë qarkullimi I disa virozave njëkohësisht ka mbushur me fëmijë pavionin e Pediatrisë Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ai që po dominon sipas shefes së shërbimit Gjeorgjina Kuli është virusi i rrugëve të frymëmarrjes sinsincial me 60% të rasteve.
“Bebe nen 6 muajt e parë te jetës të shtruar, një bronkiolit nga virusi respirator sinsincial… sinjal i pare i bronkolit nga rsv, të vlerësojmë çdo fëmije, raste te rendë me insuficence respiratore ne kujdes intensiv. Ne e kemi plot pavionin, 3 deri 5 dite zgjat sëmundja”, tha Gjeorgjina Kuli, shefe e shërbimit të pediatrisë infektive, QSUT.
Foshnjat nën gjashtë muaj janë ato që po e kalojnë më rëndë. RSV shkakton probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe përhapet përmes spërklave të personit të sëmurë.