AKTUALITET, 8 Nëntor 2024, 21:16

VIDEO/ Incident diplomatik mes Izraelit e Francës pas mësymjes me armë në kishën franceze në Jeruzalem. Kryediplomati, anulon vizitën

VIDEO/ Incident diplomatik mes Izraelit e Francës pas mësymjes me

Izraeli ka konsumuar një incident diplomatik me Francën për shkak të konfrontimit fizik në kishën Eleona në Jerualem, që posedohet nga Franca.

Disa policë izraelitë kanë ndërhyrë me forcë në Kishë duke u përplasur dhe mandej arrestuar xhandarët francezë që janë aty për sigurinë.

Pamjet e shpërndara japin të qartë incidentin që është bërë shkak që ministri i Jashtëm i Francës, Jean Noel Barrot të anullojë vizitën:

"Nuk do të hyjë tek Eleona nesër për shkak se forcat izraelite të sigurisë hynë me armë, pa autorizim paraprak francez dhe duke refuzuar të largohen sot.

Ky dhunim i integritetit të një prone vendosur në kujdesin francz priret të dobësojë lidhjet të cilat erdha t’i kultivoj në një kohë kur të gjithë ne kemi nevojë të ndihmojmë rajonin të avancojë drejt paqes".

Ende nuk dihen arsyet e mësymjes izraelite në pronën në fjalë, që është një ndër katër zotërimet eë Francës në Tokën e Shenjtë. Duhet thënë se Franca dhe Izraeli kanë hyrë në një fazë të tensionuar marrëdhëniesh me embargo frënge ndaj Netanyahut dhe fushatës së tij në Gaza.

Nga ana tjetër, këto orë në Izrael është raportuar një situatë e tensionuar për shkak të largimit nga detyra të Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes që mendohet se lidhet ndër të tjera edhe me kontestimin prej tij të favoreve që kryeministri Netanyahu u ka bërë ultra-ortodoksëve në koalicion.