AKTUALITET, 18 Maj 2024, 13:50

Gjergj Luca takon studentët te Rozafa Fish City: Një sipërmarrës duhet t'i ndajë eksperiencat me njerëzit, veçanërisht me gjeneratën e re (VIDEO)

Gjergj Luca takon studentët te Rozafa Fish City: Një

Biznesmeni Gjergj Luca, përmes një videoje të takimit me studentët e Universitetit Polis shprehet se një sipërmarrës duhet ti ndajë eksperiencat e jetës e të biznesit të tij me njerëzit veçanërisht me gjeneratën e re.

"I pata mysafirë në Rozafën tonë dhe folëm e kuvenduam e u dëgjuam pa barriera e pa tangërllik.."-shprehet Luca.

Shënimi i Lucës

Një sipërmarrës biznesesh kurrë nuk duhet të mbyllet në guackën e milionerit e të vijë vërdallë duke shitur mend. Një sipërmarrës duhet ti ndajë eksperiencat e jetës e të biznesit të tij me njerëzit veçanërisht me gjeneratën e re ndaj këtë privilegj e pata me studentët e "administrim-biznesit të Universitetit Polis". I pata mysafirë në Rozafën tonë dhe folëm e kuvenduam e u dëgjuam pa barriera e pa tangërllik...