AKTUALITET, 18 Maj 2024, 11:41

Rama kujton vitet 90-të: Sali Berisha nuk donte të lironte të burgosurit politikë

Rama kujton vitet 90-të: Sali Berisha nuk donte të lironte të

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me Frederik Ndocin i cili ishte i ftuar në podkastin e tij “FLASIM”, ka kujtuar vitet ’90.

Kryeministri së bashku me këngëtarin iu rikthyen kujtimeve kur të dy, atëherë studentë në Universitetin e Arteve, u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990.

Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se kishin bërë një peticion për presidentin Ramiz Alia në atë kohë, si dhe për lirimin e të burgosurit politikë, por shtoi se Sali Berisha nuk donte.

“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë.

E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur”, pohoi Rama.