AKTUALITET, 18 Maj 2024, 11:08

Atentati i dështuar me eksploziv ndaj Preng Gjinit, shpallet në kërkim “Miri i Pojës”! Cili ishte roli i tij?

Atentati i dështuar me eksploziv ndaj Preng Gjinit, shpallet në

Fatmir Troplini është një nga personat e shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pasi dyshohet si i përfshirë në atentatin e dështuar ndaj Preng Gjinit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

I kërkuar nga SPAK, Fatmir Troplini, i njohur edhe si “Miri i Pojës” dyshohet se ka planifikuar atentatin ndaj 55-vjeçarit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Atentati me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020.

400 gram C4 ishte vendosur në pjesën e poshtme të makinës që drejtonte Preng Gjini, nga Rrësheni dhe shpërtheu në momentin kur ai po udhëtonte mbi urën e lumit Lana, që ndodhet te zona e njohur si ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës që ndodhen shumë larg vendit të ngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale dhe mjaft delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar nga shpërthimi.

Mjekët thanë se kishte pësuar dëmtime të gjymtyrëve të poshtme, por edhe të organeve të ndryshme.

Fillimisht u raportua se kamerat e zonës kishin fiksuar një person, të veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë. Personi në fjalë, shihej nga pamjet teksa largohej me vrap nga vendngjarja. Hetuesit dyshuan se ky person i fiksuar nga kamerat kishte bërë pikërisht shpërthimin e telekomanduar por edhe pse kanë kaluar katër vite nga ngjarja nuk është mundur te identifikohej ky person.

Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Gjini i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indice apo gjë të dyshimtë.

Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Gjini i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indice apo gjë të dyshimtë.

Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i cili u ekzekutua më 13 gusht të vitit 2019, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi kishte mundur ta pikaste në kohë lëndën eksplozive.