TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjergj Luca, biznesmen dhe aktor i njohur në rininë e vet, e kujtoi poetin dhe tekstshkruesin e ndjerë Agim Doçi që mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare, me njërën prej poezive të tij fshikulluese për shqiptarët. Duke recituar njërën prej qindra poezive që Doçi ka pas, Luca iu drejtua poetit që të mos ndalonte të ishte po aq rebel sa në këtë jetë, duke debatuar edhe me engjëjt.
Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai pësoi të shtunën e 22 qershorit hemoragji celebrale dhe ndodhej në reanimacion. Lajmin për humbjen e poetit e kanë dhënë familjarët e tij me anë të rrjeteve sociale.
Homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00.
Doçi ishte fitues i mbi 50 çmimeve në festivalet e këngës, krijues i më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot.
Ka shkruar dhjetëra këngë patriotike dhe 100 këngë për luftën e Kosovës, ndër të cilat “A vritet pafajësia”, “Ti Shqipëri më jep nder” të kënduar nga Kastriot Tusha dhe Manjola Nallbani, i “Marrshi i UCK-së” kënduar nga Arif Vladi, “A vritet pafajsia” nga Leonora Jakupi.
I lindur më 9 maj 1948 u arsimua në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.