AKTUALITET, 24 Qershor 2024, 10:31

Familjarët apel për gjetjen e 66-vjeçares, prej shtatë muajsh e zhdukur

Familjarët apel për gjetjen e 66-vjeçares, prej shtatë

Prej shtatw muajsh, shtetasja Hyrije Çikopano ka humbur gjurmët. 66-vjeçarja është larguar nga banesa e saj më 15 nëntor 2023, por nuk është kthyer më.

Raportohet se Hyrije Çikopano kishte shkuar për të blerë ilaçe në farmaci për bashkëshortin e saj, por që nga ai moment familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Familjarët nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren, e cila vuan edhe nga diabeti.

Ata kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet por ende nuk kanë rënë në gjurmët e 66-vjeçares.