TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij nga policia, në lagjen “10 korriku”, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka rënë pre e një grabitjeje dhe është dhunuar.
Po ashtu, raportohet se blutë kanë gjetur burrin të zhveshur dhe me shenja dhune në banesën e tij dhe se është goditur në pjesën e nofullës me send të fortë.
Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.