AKTUALITET, 22 Dhjetor 2024, 14:48

E rëndë në Pogradec, i moshuari gjendet pa jetë në oborrin e banesës

E rëndë në Pogradec, i moshuari gjendet pa jetë në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një i moshuar 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacioneve të para nga policia, trupi i pajetë i të moshuarit është zbuluar nga familjarët, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 70-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, ndërsa hetimet janë në vazhdim.