TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte në Himarë, ku siç tha ai përmbyllim sipas zotimit të marrë, dhënien e titujve të pronësisë për shtëpitë e trashëguara.
Kreu i qeverisë u shpreh se ashtu siç u mbyll ky proces, do të mbyllet edhe procesi i AMTP-ve.
Rama tha se nga ana e qeverisë dhe bashkisë ky proces konsiderohet i mbyllur, ndërsa u bëri thirrje atyre personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes të vijnë dhe të vazhdojnë me procesin, në mënyrë që të marrin dokumentet.
“Duke vazhduar me dhënien e këtyre dokumenteve të shumëpritura të shtëpisë me lejoni që t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet përmbylljen e këtij procesi, ashtu do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP. Ky proces për ne konsiderohet i përmbyllur nga pikëpamje e qëndrimit mbi kokë edhe jashtë orarit zyrtar. Por një sërë individësh që nuk janë paraqitur, janë kërkuar nga bashkia, por nuk janë gjetur, shpresoj se në rast se na dëgjojnë të bëhen të gjallë kudo ku janë në botë dhe me gatishmëri do të marrin edhe ata dokumentin. Ajo që është e sigurt është që të gjithë banorët që janë këtu në Himarë apo janë përfshirë në këtë proces sot marrin përfundimin e procesit dhe askush nuk është pa hipotekë në shtëpi”, tha Rama.