AKTUALITET, 19 Gusht 2024, 10:51

Dyshohet se tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 50-vjeçarja, sekuestrohen paratë

Dyshohet se tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të

Policia Kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një grua, e cila dyshohet se tentoi të dilte nga Shqipëria për në Greqi me një shumë të padeklaruar prej 41 mijë eurosh.

Gruaja i kishte fshehur paratë në çantë, por u zbuluan gjatë kontrollit në pikën kufitare.

50-vjeçarja me banim në Greqi akuzohet për “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 41 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 50-vjeçarja.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D.,  ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.