TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të cilët kishin paraqitur si arsye se ishin të angazhuar në procese të tjera.
Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mungesa e tyre u bë shkak për shtyrjen e procesit. Një seancë më parë Mediu dhe avokatët kërkuan që ekspertët ushtarakë të paraqiteshin në seancën e kësaj të mërkure.
Katër ekspertët ishin paraqitur në Gjykatë ndërsa njëri prej tyre, Fatmir Bozdo, në moshën 72-vjeçare me probleme shëndetësore, i tha gjykatës se nuk mund të paraqitet herë tjetër.
Ky i fundit deklaroi se i qëndron akt ekspertimit ushtarak të bërë pas shpërthimit në Gërdec.
Seanca e radhës u caktua në datë 18 dhjetor ora 09.00. Mediu është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim