AKTUALITET, 11 Dhjetor 2024, 09:41

Ngjarja e rëndë në Durrës/ Zbardhja e vrasjes sjell tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza, ndërhyn policia

Ngjarja e rëndë në Durrës/ Zbardhja e vrasjes sjell tensione

Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza qe janë fqinje me njëra tjetrën.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Brako, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.

Më dy dhjetor, fqinji i tij e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktu me të pasi i kishte ngacmuar gruan.

Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.