AKTUALITET, 4 Dhjetor 2023, 10:58

Gazment Bardhi: Po na mohohet e drejta për përfaqësi në Reformën Zgjedhore

Gazment Bardhi: Po na mohohet e drejta për përfaqësi në

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj, ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që t’i thërrasë arsyes.

“Siç edhe e patë, edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në një anormalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim sa i takon respektimit të të drejtave të opozitës. Opozita shqiptare nuk ka kërkuar asnjë favor të vetin.

Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shqiptarëve s’do iu jepet mundësi që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë zgjedhje të ndershme.

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh, Ajo që patë sot ishte vijim i aksionit tonë për të mos lejuar dhe deputetët e PS që të punojnë në mënyrë normale. Sot në Kuvend jemi përballur me rrethimin nga forcat e sigurisë, një ndodhi në një vend anëtar të NATO-s.

U rrethuam me forca sigurie. Kjo godinë dhe kjo sallë ka humbur misionin e vetë dhe të përfaqësimit të qytetarëve, por është pushtuar nga forcat e sigurisë. Ne do të vazhdojmë që qëndrojmë në këtë aksion. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi.

Pasi do të thotë që të pranojmë de-facto rënien e shtetit të së drejtës. Apeli im për maxhorancës, është që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën,” tha Bardhi.