TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha pas seancën plenare, e cila përfundoi në 17 minuta, tha para gazetarëve se kjo ishte seanca e turpit.
Sakaq Berisha tha se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ju patë sot se si Linda e parlamentit është e aftë të shkatërrojë çdo gjë për hir të Edi Ramës.
Por e garantoj Edi Ramën se nuk ka Lindë në botë që mund ta mbrojë atë dhe se për puçin e tij, për grushtin e shtetit brenda shtetit, dmth për marrjen e pushteteve të parlamentit dhe bllokimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve, ai do tw trajtohet si puçist dhe do të marrë përgjigjen që meriton.