AKTUALITET, 4 Dhjetor 2023, 09:55

"Ke flakadan në xhep"/ Ndalohet Flamur Noka të futet në Kuvend, deputeti përplaset me Gardën

"Ke flakadan në xhep"/ Ndalohet Flamur Noka të futet në

Garda e Republikës ka ndaluar ditën e sotme e deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në pamjet e transmetuara në Facebook-un e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shihen sesi deputetët e opozitës përplasen me rojet e gardës. Gjatë hyrjes dëgjohet debati mes Nokës dhe anëtarit të gardës, ku ky i fundit i thotë: Ke flakadan në xhep nuk do të hysh. 

“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët dhe Bardhi që thotë "Mos më prek me dorë".