AKTUALITET, 17 Maj 2024, 19:21

Gati qendrat shëndetësore veroren, hapen më 1 qershor

Gati qendrat shëndetësore veroren, hapen më 1 qershor

Në të gjithë vijën bregdetare, por edhe në pika turistike malore do të ketë qendra shëndetësore që do të ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë për të gjithë turistët.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda bën me dije se gjithçka është gati. Interesi i bluzave të bardha për t’ju bashkuar këtyre qendrave është i lartë. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të jetë në gatishmëri me pika kyçe në zonat turistike.

Në veri të vendit do të funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera.